Tensionet mes SHBA dhe Iranit po prekin kulmin në ditët e para të këtij viti të ri.
Por teksa SHBA ka mobilizuar qindra trupa për në Lindjen e Mesme, mësohet se personi që udhëhoqi sulmin mbi ambasadën amerikane në Irak, ishte mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë nga Barack Obama tetë vite më parë.
Hadi al Amiri ishte pjesë e delegacionit të kryeministrit irakian, Nouri al-Maliki, kur vizitoi Shtëpinë e Bardhë në dhjetor të vitit 2011.
Në atë kohë, Amiri ishte ministër i Transporteve. Por tashmë ai është kthyer në njeriun kyç të Iranit në Irak.
Të martën, ai ishte jashtë ambasadës amerikane në Bagdad, kur asaj iu vu flaka nga mijëra protestues të Kataeb Hazbollah, një organizatë e mbështetur nga Irani.
Për ironi, njerëzit e Amirit e ndihmuan Amerikën kur ajo luftoi kundër Shtetit Islamik në vitin 2014 dhe 2015.
Por së fundmi ai u kthye në armik të amerikanëve pasi sulmoi një bazë amerikane, ku u vra një kontraktor nga SHBA.
Uashingtoni u përgjigj duke goditur bazat e Kataeb Hazbollah të dielën në mbrëmje. Nga sulmi u vranë 25 persona.
E gjitha kjo tregon se sa i paqëndrueshëm është rajoni. Jo vetëm kaq, por tregon edhe se miqtë e Uashingtonit mund të kthehen shumë shpejt në armiq.
© SYRI.net