U shkrumbua nga amerikanët/ Kush ishte gjenerali i fuqishëm iranian

Premte, 03 Janar 2020 09:38

Presidenti amerikan, Donald Trump urdhëroi një sulm ajror që vrau gjeneralin e Gardës Revolucionare iraniane, Qassem Soleimaini. Ky i fundit drejtonte forcat elitare Quds. Ai u eliminua në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmoi Pentagoni.

Bashkë me të u vra edhe Abu Mahdi al-Muhandis, zëvendëskomandant i Forcave të Mobilizimit Popullor, një milici iraniane me qendër në Irak, përgjegjëse për sulmet ndaj ambasadës amerikane në Bagdad.

Ky sulm ajror vjen në një kohë kur SHBA dhe Irani duket se po shkojnë drejt luftës totale. Presidenti amerikan, Donald Trump reagoi duke postuar thjesht një foto të flamurit amerikan, pa asnjë koment tjetër.

Gjenerali i fuqishëm iranian, Soleimani sapo kishte arritur në Bagdad në një fluturim nga Siria. Katër raketa precizioni u lëshuan nga një dron amerikan mbi dy makinat që mbanin gjeneralin dhe enturazhin e tij.

Burimet thonë se gjenerali u identifikua vetëm nga unaza e tij, pasi trupi ishte shkrumbuar. Po kush ishte gjenerali më u fuqishëm iranian? Ai shihej si njeriu që kishte projektuar ambicien iraniane për sa më shumë kontroll në Lindjen e Mesme. Realisht ai njihej si ministër i Jashtëm i vendit.

Gjenerali vlerësohej si arkitekti kryesor i luftës së presidentit Bashar al-Assad në Siri. Po ashtu ishte motori kryesor në luftën në Irak dhe të tjera konflikte në rajon. Ai vlerësohej për pushtetin që kishte. Disa e respektonin, të tjerë ia kishin frikën. Rreth tij ishin ndërtuar shumë mite dhe mediat sociale ishin të mbushura me meme.

Soleimani ishte njeriu më i fuqishëm në Iran pas Liderit Suprem. Në vitin 2013, ekspertët e CIA-s vlerësonin se ai ishte operativi i vetëm më i fuqishëm në Lindjen e Mesme. Mendohet se ai kishte lindur në një familje të varfër dhe nuk kishte ndonjë arsimim të madh. Megjithatë i ngjiti shkallët e karrierës përmes Gardës Revolucionare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...