Mediat ndërkombëtare kanë publikuar tashmë edhe pamje të reja të vendit ku u sulmua dhe u vra gjenerali i trupave të QUDS-it, Qasem Soleimani. Soleimani është vrarë me urdhër të presidentit të SHBA’së, Donald Trump, duke qenë se kishte kërcënuar disa herë Washingtonin zyrtar dhe konsiderohej si një prej armiqve më të ashpër të Amerikës.
Gjithçka që ka mbetur pas sulmit ajror amerikan janë makinat e bëra shkrumb e hi. Ndërkohë trupin e Soleimanit kanë arritur ta indentifikojnë vetëm përmes unazës, duke qenë se ishte bërë copash nga sulmi..
Kjo ngjarje ka tensionuar në maksimum raportet SHBA-Iran dhe gjithashtu situata në Lindje të Mesme është tensionuar jashtëzakonisht shumë.
SHBA’ja ka urdhëruar të gjithë qytetarët e vetë që ta lëshojnë Irakun dhe të mos afrohen tek Ambasada e SHBA’së në Irak.
Ndërkohë tashmë Irani ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe po diskutojnë se si do t’i përgjigjen një sulmi të tillë të SHBA’së.