Rama hesht, flet Majko: Duhet të jemi në krah të Malit të Zi

Premte, 03 Janar 2020 15:50

Tensionet e krijuara mes Serbisë dhe Malit të Zi janë komentuar nga politika opozitare në Shqipëri.

Fillimisht reagoi Partia Demokratike. Më pas Lëvizja Socialiste për Integrim deklaroi se dënon sulmin ndaj ambasadës së Malit të Zi në Serbi.

“Ne vlerësojmë se ngjarje të tilla dëmtojnë marrëdhëniet e bashkëpunimit mes shteteve, si dhe shkojnë kundër frymës të fqinjësisë së mirë dhe të integrimit mes dy vendeve që kanë objektiva të përbashkëta për Integrimin në Bashkimin Evropian.

Integrimi i vendeve të rajonit tonë mes tyre dhe me Bashkimin Evropian do të ndodhë pasi secili vend të ketë garantuar standartet e maturisë politike, paqes, të sigurisë, të bashkëpunimit mbi vlera të përbashkëta të Evropës së Bashkuar,” thuhet në deklaratën e LSI.

Ndërkohë qeveria shqiptare nuk ka dalë akoma me një qëndrim. Exit.al thotë se ka kërkuar nga qeveria një informacion nëse mbështesin Malin e Zi, por nuk ka marrë asnjë reagim, edhe pse Shqipëria tashmë drejton OSBE-në, e cila duhet të inkurajojë paqen dhe stabilitetin.

Megjithatë një reagim ka ardhur nga Ministri i Diasporës, Pandeli Majko.

“Ka më shumë se një arsye, për të qëndruar në krah të Malit të Zi dhe qeverisë së tij, përballë presioneve që papërgjegjshmëria e njohur serbe e rajonit po kërkon t’i imponohet. Kisha ka shume dhe Zot ka një”, shkruan Majko.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...