Trump e çliroi botën nga një monstër

Premte, 03 Janar 2020 22:23

Nga Julian Reichelt, BILD

Kumbari i terrorit iranian, Qaseem Soleimani donte një botë që asnjë person paqësor nuk mund ta dëshirojë: një botë në të cilën mund të bëheni copash nga një bombë në çdo kohë, vetëm sepse jeni në vendin e gabuar, në kohën e gabuar.

Një botë në të cilën qytete të tëra rrafshohen si Aleppo, në të cilën militantët e etur për gjak shkojnë derë më derë dhe ekzekutojnë civilë. Një botë ku kopshtet e fëmijëve në Gjermani mund të digjen si topa zjarri në çdo kohë thjesht sepse fëmijët janë hebrenj. Një botë, në të cilën Izraeli kërcënohet me zhdukje çdo ditë.

 

Soleimani, terroristi më i neveritshëm dhe gjakatar në botë, që solli vuajtje dhe katastrofa për njerëzimin në emër të mullahëve, ishte një armik i civilizimit tonë. Ai mbronte idenë e padurueshme se sa më shumë njerëz të vrasin ata (me mbështetjen e qeverisë), aq më të sigurt dhe të paprekshëm bëhen vrasësit.

 

Fundi i tij i dhunshëm nuk i jep fund terrorizmit global, por jep megjithatë një mesazh të fuqishëm që buron nga makina e bërë copash dhe e djegur: presidenti amerikan, Donald Trump e ka bërë të qartë se personazhet më të këqinj në botë, sado mendjemprehtë dhe të pamëshirshëm, nuk mund të fshihen përpara fuqisë së Amerikës.

Ata mund të jenë në gjendje të torturojnë dhe të terrorizojnë të dobëtit dhe të dëshpëruarit, por ata nuk mund të bëjnë asgjë kundër demokracisë më të fuqishme në botë, veçse mund të zvarriten nëpër vrima dhe të shpresojnë se nuk do t’i kapin.

Dhe kur thonë se nuk i frikësohen vdekjes, atëherë këta kasapë gënjejnë- ata janë frikacakë që e duan jetën e ëmbël dhe të korruptuar.

Presidenti Trump e çliroi botën nga një përbindësh, qëllimi i të cilit në jetë ishte të shihte një kërpudhë bërthamore mbi Tel Aviv. Trump veproi në vetëmbrojtje. Në vetëmbrojtje të Shteteve të Bashkuara- dhe të gjithë njerëzve që duan paqen në botë.

Përgatiti: SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...