Vrasja iranian Qassem Soleimani nga ushtria e SHBA-së ka zënë faqet dhe kronikat e para të mediave ndërkohë që kanë dalë dhe pamjet 3D të ngjarjes.
Ai i kishte shpëtuar shumë atentateve në të shkuarën, por nuk ishte paralajmëruar për raketat vdekjeprurëse që shënjestruan me precizion të lartë makinën ku po udhëtonte teksa largohej nga aeroporti i Bagdadit.
Një dron amerikan thuajse pa zhurmë, MQ-9 Reaper, lëshoi raketat e drejtuara me lazër mbi kolonën me dy makina, duke vrarë gjeneralin, një komandant të milicisë iraniane dhe të gjithë shoqëruesit e tyre.