Kroacia zgjedh Presidentin e ri, Zoran Milanoviç

Hënë, 06 Janar 2020 08:21

Ish-Kryeministri Zoran Milanoviç, kandidati i partisë kryesore opozitare Social-Demokrate, do të jetë Presidenti i ri i Kroacisë, siç e treguan zgjedhjet presidenciale të dielën, njofton Reuters.

Në raundin e dytë dhe final, Milanoviç fitoi 52,7% të votave, ndërkohë që kryetarja aktuale Kolinda Grabar-Kitaroviç, kandidate e Unionit Demokratik Kroat të qëndrës së djathtë, HDZ, mori 47,3% të votave.

Roli i Presidentit është kryesisht ceremonial në Kroaci. Kreu i shtetit nuk mund të vërë veton ndaj ligjeve, por jep një opinion për çështje të politikës së jashtme, mbrojtjes dhe sigurisë.

Milanoviç, që ka shërbyer si Kryeministër në vitet 2011-2015, e zhvilloi fushatën e tij elektorale me premtimin për të luftuar korrupsionin, për të cilin tha se ishte rritur.

Presidentja në largim Grabat-Kitaroviç në fjalimin e saj i uroi Milanoviçit një mandat të suksesshëm 5-vjeçar, i cili fillon në shkurt.

auto_Screenshot_71578294930.jpg

Login to post comments