Vrasja e gjeneralit/ Grenell: SHBA u detyrua të veprojë

Hënë, 06 Janar 2020 17:38

Ambasadori i SHBA në Gjermani, Richard Grenell, i njohur si njeri i besuar i presidentit Donald Trump, komentoi vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani, 62 vjeç.

Gjenerali iranian u vra në makinën e tij pranë aeroportit të Bagdadit, duke ndezur tensionet mes Iranit dhe SHBA.

 

Teherani ka kërcënuar se do të hakmerret, por askush nuk e di se cila do jetë përgjigjia e tyre.

 

Ambasadori Grenell, që njihet edhe si i dërguari i Trump për dialogun Serbi-Kosovë, tha për gazetën BILD se amerikanët u detyruan të veprojnë.

 

Ai mbrojti kështu sulmin e urdhëruar personalisht nga presidenti.

“Irani e përshkallëzoi konfliktin. Ata sulmuan ambasadën tonë në Bagdad. Një amerikan u vra prej tyre. Shtetet e Bashkuara u detyruan të veprojnë”.

Grenell tha se me vrasjen e gjeneralit iranian, bota është bërë pak më e sigurt.

“Një vrasës është eliminuar. Soleimani ishte një terrorist- dhe sa herë që eliminohet një terrorist, bota bëhet më e sigurt”.

Login to post comments