Ushtria amerikane nis përgatitjet për t’u larguar nga Iraku

Hënë, 06 Janar 2020 22:28

Ushtria amerikane do të largohet nga Iraku, pas vendimit të marrë ditën e djeshme në parlamentin iraken.

“Gjatë ditëve të ardhshme, do të nisin përgatitjet për t’u larguar nga Iraku”, thuhet në letrën Departamentit të Mbrojtjes drejtuar palës irakene, raporton Newsbomb.al.

Vërtetësia e letrës është konfirmuar nga autoritetet amerikane të pyetura nga gazetari i Washington Post.

Si një shtet sovran, politikanët irakenë pasi kritikuan ashpër veprimin e SHBA për të ekzekutuar gjeneralin iranian Kasem Soleimani, votuan projektligjin për të kërkuar largimin e të gjitha trupave të huaja nga vendi, përfshi këtu edhe rreth 5,000 ushtarë amerikanë. 

 

Login to post comments