Të paktën 35 persona raportohet se kanë humbur jetën gjatë funeralit të gjeneralit Qasem Soleimani, i cili u vra me një dron nga ushtria amerikane.
Teksa miliona njerëz ndodhen sot në qytetin e lindjes së komandantit të lartë, Kerman, turma është përfshirë në kaos, duke shkaktuar edhe viktima, pasi janë shtypur me njëri-tjetrin. BBC shkruan se ky qytet është një ‘qytet shkretëtirë’, i rrethuar nga malet.
Soleimani konsiderohej si njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran pas Liderit Suprem Khamenei. Vrasja e tij ka ngjallur frikën e një konflikti dhe shpërthimi të një lufte midis SHBA dhe Iranit.