SHBA ka larguar me avion ushtarak të gjithë qytetarët e saj nga Ëuhan-i që konsiderohet dhe si pika më e nxehtë e koronavirusit jo vetëm pse aty u shfaq për herë të parë por dhe shifrat aty janë më të rënda.
Në provincën Hubei kanë vdekur 125 persona dhe janë prekur nga koronavirusi deri tani 3 mijë e 554. Ndërkohë qyteti Ëuhan është shkretuar.
Australia nuk do të lejojë që asnjë i prekur me koronavirus të kurohet brenda territorit të saj pas 4 vdekjeve në Ëellsin e Ri Jugor. Karantina do të ngrihet në ishullin e Krishtlindjeve për të mbajtur larg rrezikun nga kontinenti australian.
Kurse Britania e Madhe, një vend ende me dyshime për koronavirus dhe pa një të prekur ka marrë masa drastike duke anuluar të gjitha fluturimet vajtja apo ardhje me Kinën.