Feste ne Britani per nisjen e nje kapitulli te ri, tashme jashte Bashkimit Evropian, me Brexit, duke lene pas nje histori te gjate me 47 vjet anëtarësim.
Kur akrepat treguan mesnaten, Mbretëria e Bashkuar u divorcua zyrtarisht nga blloku pas tre vjet beteje politike të hidhur me shume debate dhe percarje.
Ne vend ka pasur festime pa fund, flamuj ne sheshin qendror te Londrës. Momentet e fundit të Britanisë brenda BE u shënuan në një shfaqje të parashikuar, nderkohe qe Boris Johnson mbajti një fjale inkurajimi adresuar kombit te vet.
Kryeministri përshëndeti momentin e quajtur te shpreses, per gjithe ata njerez qe menduan se nuk do te vinte kurrë.
Britania tani ka hyrë në një periudhë 11-mujore tranzicioni me BE-në, gjatë së cilës qeveria do të garojë për të arritur një marrëveshje tregtare para dhjetorit
Mbështetësit e Brexitit e kanë konsideruar këtë ngjarje si fitore, si “ditë të pavarësisë” dhe nisje të një epoke të re për shtetin e tyre.
Disa prej tyre janë dëgjuar duke kënduar “Zot ruaje Mbretëreshën”, ndersa të tjerë janë përqafuar nën dritën e fishekzjarreve.
“Lufta ka përfunduar, ne fituam”, ka thënë Nigel Farage, udhëheqës i fushatës për largim të Britanisë nga BE-ja.
“Ky është një nga momentet më të rëndësishme në historinë moderne të shtetit tonë”, ka thënë mes tjerash ai.
Një mbështetëse e Brexitit ka festuar në orët e para të së shtunës para sheshit të Parlamentit.
“Absolutisht, është gëzim dhe optimizëm”, ka thënë Emma Sandercock, shtetase britanike.
Liderët më të fuqishëm të BE-së, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, e kanë konsideruar largimin e Britanisë si moment të trishtë dhe pikë kthese për Evropën.