Adidas dhe Puma në Kinë goditen nga koronavirusi

E mërkurë, 19 February 2020 10:55

Dy prodhuesit e veshjeve sportive gjermane Adidas dhe Puma thanë të mërkurën se shpërthimi i koronavirusit i kishte dëmtuar bizneset e tyre në Kinë për shkak të mbylljes së dyqaneve si edhe pakësimit të turistëve kinezë, që udhëtonin dhe blinin në tregjet e tjera, njofton Reuters.

Adidas dhe Puma i bëjnë gati një të tretën e shitjeve të tyre në Azi, që ka qenë tregu më i madh e në rritje për industrinë e produkteve sportive vitet e fundit. Rajoni po ashtu është një qendër kryesore mbështetëse me shumë lloje atlesh që prodhohen në Kinë dhe në vendet e tjera aziatike.

Adidas tha në një deklaratë se biznesi në zonën e Kinës së Madhe kishte rënë me rreth 85% gjatë Vitit të Ri Kinez, që nga 25 janari.

Puma tha se priste që shpërthimi virusit të godiste shitjet dhe fitimet në tremujorin e parë, por ende shpreson të arrijë objektivat për vitin 2002.

Puma tha se më shumë se gjysma e dyqaneve në Kinë ishin mbyllur përkohësisht dhe rënia e biznesit kinez të turizmit kishte goditur tregjet e tjera, veçanërisht në Azi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...