Ndonëse Presidenti Donald Trump caktoi Richard Grenell në krye të Inteligjencës Amerikane, ky i fundit do të vijojë të kryesojë dialogun Kosovë – Serbi.
Lajmin e bëri të ditur për mediat zëdhënësi i tij Dick Custin.
DICK CUSTIN
ZËDHËNËS I AMBASADORIT GRENELL
Mund të konfirmojmë që ambasadori Grenell do të shërbejë njëkohësisht si ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe i dërguari special presidencial për negociatat e paqes mes Kosovës dhe Serbisë dhe tani si ushtrues i detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.
Ndërsa Shtëpia e Bardhë thekson se përvoja e Grenell si i dërguar i Uashingtonit për negociatat Prishtinë – Beograd do të shërbejë edhe për detyrën e re.
DEKLARATE E SHTEPISE SE BARDHE
Ambasadori Grenell ka disa vite përvojë duke punuar me Komunitetin tonë të Inteligjencës në një numër pozicionesh shtesë, duke përfshirë pozitën si i Dërguar Special për negociatat Serbi – Kosovë. Ai është i përkushtuar për një qasje jopolitike, jopartizane si udhëheqës i Inteligjencës, nga e cila varet siguria dhe mbrojtja jonë. Presidenti ka besim të plotë se Ambasadori Grenell do të kryejë detyren e re me nder.
Vete Grenell konfirmoi në Tëitter se po e merr postin përkohësisht dhe se “Presidenti do të njoftojë të emëruarin e përhershem dhe jo atë, së shpejti.
Ndërsa presidenti Trump në një postim në Tëitter vëren se pas ambasadorit Grenell, do të emërojë në krye të inteligjencës një kandidat që ai e cilëson të tmerrshëm.