Një tjetër doktor ka vdekur në Kinë për shkak të epidemisë së koronavirusit. Por këtë herë, nuk ka gjetur vdekjen për shkak të virusit, por “lodhjes së madhe”. Një 36 vjeçar, Yuan Yangyang, ka ndërruar jetë një ditë më parë në një spital në qytezën Baofeng të provincës Henan, ku ka punuar për një kohë të gjatë dhe ka shërbyer si drejtor i spitalit për grupin e specializuar për viruset. “Vdekja i ka ardhur nga një atak kardiak, për shkak të mbilodhjes”, kanë deklaruar mjekët përgjegjës.
Stafi i spitalit, ka deklaruar për median se Yuan ka punuar shumë fort duke mos pushuar për 39 ditë rresht. Përveç gruas, ai la jetime edhe dy vajza të vogla. Vdekja e Yuan vjen vetëm pak kohë pas vdekjes së një tjetër doktori 32 vjeç në qytetin Hezhou të provincës Guangxi, i cili kishte punuar pararojë në luftë kundër koronavirusit për 33 ditë pa pushim. Ka lënë jetime një vajzë 6 vjeçare.
Covid-19 ka lënë një gjurmë shumë të fortë në mjekësinë kineze me mbi 3.000 punonjës mjekësie të infektuar dhe 8 viktima. Megjithat, stresi që punonjësit e shëndetësisë ka bërë që shumë prej tyre të mos durojnë dot lodhjen e madhe duke shkaktur kështu viktima.
Në fillim të shkurtit, një doktor 28 vjeçare vdiq nga lodhja e madhe pasi punoi për të luftuar kundër koronavirusit 10 ditë pa asnjë moment pushim. Një javë më vonë, drejtoresha e spitalit të Nanjing ndërroi jetë për shkak të lodhjes së madhe duke punuar pa pushim për 18 ditë rresht.