Autoritetet italiane ka arrestuar dy shqiptarë, njëri shtetas i Kosovës, përkatësisht 33 e 35 vjeç, banues në Colli al Metauro, për shitje kokaine.
Karabinierët, gjatë një shërbimi vëzhgimi nga larg të një lokali, vunë re dy të rinj që u afruan me një furgon Fiorino. Pas kontaktuan me të riun shqiptar, ata hipën sërish në furgon, njëri duke mbajtur në dorë një facoletë të palosur
Ndërhyrja e karabinierëve dhe kontrolli i furgonit zbuloi kokainën brenda facoletës, çka bëri që më pas t’i drejtoheshin lokalit dhe të bllokonin shqiptarin.
Atij iu gjetën 700 euro dhe një dozë kokaine.
Kontrolli i lokalit zbuloi një çorape që kishte brenda një pako të mbështjellë, brenda saj rreth 50 gramë kokainë dhe materiale konfeksionimi.
Në banesën e të riut u gjetën e sekuestruan 7150 euro.
Arrestimi i shtetasit kosovar, me urdhër të Prokurorisë së Pezaros, ishte më i vështirë për shkak se nuk i dihej me saktësi banesa.
Megjithatë, një nga qentë e njësisë së Pezaros arriti të nuhaste kokainën e fshehur brenda një kapanoni. Kontrolli zbuloi 20 gramë drogë, ndërsa të riut iu gjetën edhe 1190 euro.