Tronditëse, gjenden të vdekur në dhomën e tyre në Moskë mjeshtri i madh ukrainas dhe e dashura e tij

Premte, 06 Mars 2020 14:57

Një ngjarje shokuese ka tronditur këtë të premte Rusinë dhe Ukrainën, teksa është gjetur i vdekur në Moskë mjeshtri i madh ukrainas i shahut Stanislav Bogdánovich, dhe e dashura e tij, Alexandra Vernígora

Mediet e huaja shkruajnë se çifti ka humbur jetën nga asfiksia. Sipas autoritete ruse, në trupat e dy shahistëve, të cilët u gjetën të enjten në një apartament të vendosur në një lagje në Moskën lindore, nuk u panë shenja dhune, por gjithsesi, hetimet vijojnë.

Bogdanovich dhe gruaja e tij i kishin kokat e tyre të mbuluara me qese dhe pranë tyre kishte bombola me oksid azoti. Në vitin 2013, mjeshtri i madh ukrainas u bë kampioni më i shpejtë i shahut të vendit të tij.

Login to post comments