Duke nisur nga sot, shkollat, restorantet dhe baret do të jenë të mbyllura në New York. Autoritetet kanë ndërmarrë një sërë masash për të penguar përhapjen e koronavirusit.
“Qyteti ynë po përballet me një kërcënim të paparë dhe ne duhet të përgjigjemi sikur të jemi në gjendje lufte. Do të fillojmë mësimin digjital nga e hëna dhe do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për t’i ndihmuar fëmijët”, deklaroi kryetari i bashkisë së New Yorkut, Bill de Blasio, shkruan ‘Daily Mail’.
Deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar 69 vdekje të lidhura me koronavirusin dhe 3,774 infeksione, ndërkohë që në New York janë regjistruar 5 viktima. Ne pamjet qe ka publikuar Daily Mail shihet se si baret dhe restorantet jane bosh.