Australia ishte vendi i parë në botë pas Kinës që ka izoluar koronavirusin. Një avantazh domethënës për sa i përket garës kundër kohës. Dhe ja, pak më pak se dy muaj më vonë, njoftimi për një hap të rëndësishëm përpara në zhvillimin e një vaksine për të parandaluar infeksionin vjen nga Australia.
Shkencëtarët nga universiteti i Queensland kanë testuar një teknologji inovative të quajtur “molekular clamp” për të neutralizuar vetitë infektive të virusit.
Pasi eksperimentuan 250 formulime të ndryshme, të tre studiuesit, Paul Young, Keith Chappell dhe Trent Munr zgjodhën një vaksinë që ata e quanin “S-Spike”, e cila u testua te minjtë në laboratorë, me qëllim për prova njerëzore në muajt e ardhshëm. Shkencëtarët pretendojnë të jenë të parët në botë që do e prezantojnë atë në treg.