Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka rezultuar i painfektuar nga koronavirusi, njoftoi zëdhënësja tjetër e qeverisë, Aristotelia Peloni të hënën në një konferencë shtyp, sipas Kathimerinit.
Peloni u pyet nëse Mitsotaqi i ishte nënshtruar testit pasi ai kishte qënë në kontakt me zëdhënësin e qeverisë Stelios Petas, që është vetizoluar qëkurse gruaja i doli mbartëse e koronavirusit.
Peloni tha se “Mitsotaqi ka dalë i painfektuar dhe gëzon shëndet të mirë bahskë me familjen e tij”, duke shtuar se zyrtarë të tjerë të Kryeministrisë po ashtu kanë rezultuar të pastër.