Trafiku ajror global nuk pritet të kthehet në nivelin e tij të parakrizës më shpejt se viti 2024, për shkak të paqartësive në lidhje me hapjen e kufijve, që peshojnë mbi udhëtimet ndërkombëtare, paralajmëroi sot Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).
“Tani vlerësojmë se niveli i trafikut në vitin 2019 nuk do të arrihet deri në vitin 2024, që është një vit më vonë nga sa kishim parashikuar më parë”, tha Brian Pearce, kreu financiar i IATA-s, gjatë një konferencë për shtyp.
“Semestri i dytë do të shohë një rikuperim më të ngadaltë nga sa kishim shpresuar. Ne e kemi parë tashmë këtë në maj dhe qershor”, shtoi ai, duke theksuar se ringjallja e COVID-19 në një një numër vendesh ka penguar sërish rihapjen e kufijve.
Organizata vlerëson se rënia e trafikut në vitin 2020 do të jetë 63 %, kundrejt pritshmërisë së mëparshme prej 55%.