A mund të infektohesh më shumë se një herë nga koronavirusi? Ç’ndodh me antitrupat dhe rreziku nga “pasaporta e imunitetit”

E mërkurë, 29 July 2020 10:21

 

A mund të infektohesh më shumë se një herë nga koronavirusi? Shkencëtarët nuk kanë një përgjigje të konfirmuar por besojnë se është e mundur.virusi

Ekspertët e shëndetësisë mendojnë se ata që e kanë kaluar COVID-19 do të kenë një lloj imuniteti ndaj sëmundjes. Por shkencëtarët nuk janë të sigurtë se sa efektiv është ky imunitet dhe për sa kohë zgjat.
Ka pasur njoftime se disa persona kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin disa javë pasi mendohej se e kishin kaluar. Kjo ka çuar në interpretime se personi mund të jetë infektuar për herë të dytë. Po ashtu një mundësi tjetër është se është i njëjti infeksion, që vazhdon të diktohet edhe pas më shumë se dy javësh.

Shkencëtarët thonë se nuk ka raste të dokumentuara që një person, pasi rezulton për herë të dytë pozitiv, infekton dikë tjetër.

Studimet me viruse të ngjashme tregojnë se një person mund të sëmuret përsëri 3 muaj deri në një vit pas infeksionit të parë. Por është ende herët të thuhet nëse kjo është e vërtetë edhe për koronavirusin.

“Këto janë përfundime shkencore ende të pakonfirmuara”, thotë Dr. Philip Landrigan, drejtor i programit për shërndetin publik në Kolegjin e Bostonit.

Një studim i vogël amerikan, i publikuar javën e kaluar, arriti në përfundimin se antitrupat që luftojnë virusin mund të ekzistojnë vetëm disa muaj në persona që e kaluan lehtë sëmundjen, duke lënë të hapur mundësinë që ata të infektohen përsëri. Por antitrupat nuk janë e vetmja mbrojtje ndaj virusit, pasi ka edhe elementë të tjerë të sistemit imunitar që mund të ofrojnë mbrojtje.

Ka rëndësi të vërtetohet nëse një individ që e ka kaluar sëmundjen mund të infektohet përsëri. Pasi nëse ekziston ky rrezik, ai do të minonte idenë e “pasaportave të imunitetit” për të kthyer njerëzit në punë. Po ashtu ky rrezik do t’u jepte një goditje shpresave që zbulimi i vaksinës do të sillte garanci mbrojtëse afat-gjatë kundër sëmundjes. VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...