Mbi 50 viktima dhe 3 mijë të plagosur/ Kryeministri i Libisë: Përgjegjësit do ta paguajnë

Tuesday, 04 August 2020 22:11

 

Shkaqet e shpërthimit, që shkatërruan portin e kryeqytetit të Libanit, janë ende të paqarta: Kryeministri foli për "sasi të mëdha të materialit eksploziv" të pranishëm në vendin e shpërthimit.

Mijëra janë plagosur dhe të paktën 50 të vdekur.

Dy shpërthime të mëdha, shkatërruan zonën e portit në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, pasditen e së martës 4 gusht, raporton Corriere.
Sipas Ministrit të Shëndetësisë Hamad Hassan, të plagosurit janë, të paktën 2.700, por numri ndoshta është edhe më I madh.

Spitalet në kryeqytet - tashmë nën presion për epideminë Covid-19 - janë plot me të plagosur, shumë prej të cilëve kanë nevojë për ndërhyrje urgjente.

Sipas asaj që mësohet, midis të plagosurve ka edhe një ushtar italian.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë, janë të paktën 50 të vdekur, por kjo është një shifër e përkohshme, destinuar të përkeqësohet.

Kryqi i Kuq i Libanit ka raportuar një numër të panjohur njerëzish të varrosur nën rrënoja dhe bllokuar në shtëpitë e tyre.

Kryeministri Hassan Diab ka vendosur që e mërkura do të jetë një ditë zie kombëtare në Liban.

Diab foli për një "katastrofë", "autorët" e të cilëve ata do të thirren në "llogari".

Presidenti libanez Michel Aoun mblodhi Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për një takim urgjent.

"Ajo që ndodhi në Beirut të kujton Hiroshiman dhe Nagasakin, asgjë si kjo nuk kishte ndodhur ndonjëherë në të kaluarën në Liban," tha me lot në sy guvernatori i kryeqytetit libanez, Marwan Abboud.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...