Shpërthimi që tronditi Bejrutin, raportohen 78 të vdekur dhe mbi 4000 të lënduar

E mërkurë, 05 August 2020 08:07

 

BEJRUT

Skuadrat e Shpëtimit në Bejrut vazhdojnë që të kërkojnë në rrënoja për trupa të vdekur dhe njerëz të gjallë, nga shpërthimi i depove i ndodhur mbrëmë në portin e kryeqytetit të Libanit.

 

Deri tani, mediat e huaja, raportojnë se janë 78 persona që kanë humbur jetën nga dy shpërthime të fuqishme, që pasuan njëri-tjetrin. Ndërsa, mbi 4000 është numri i të lënduarve në këtë tragjedi.

 

Këto janë shifrat e deritanishme, ndërsa Reuters citon zyrtarët vendorë, që thonë se ka gjasa që numri të rritet. Shpërthimi ishte ndër më të fuqishmit që ka ndodhur ndonjëherë në Bejrut dhe kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen e mbarë rruzullit.

 

foto galeri foto galeri foto galeri 123PreviousNext
Presidenti Michel Aoun tha se 2 750 ton nitrat amoniumi, të përdorur në plehra dhe bomba, ishin ruajtur për gjashtë vjet në port pa masa sigurie, Aoun kërkoi një mbledhje qeverie urgjente gjatë ditës së sotme.

 

Ende nuk dihet saktësisht se cfarë e ka shkaktuar shpërthimin, por dyshohet se mund të kenë qenë punimet e saldimit në një nga vrimat e depove.

“Ajo që ne po dëshmojmë është një katastrofë e madhe”, tha kreu i Kryqit të Kuq të Libanit George Kettani për transmetuesin Mayadeen. “Ka viktima e të plagosur kudo”, shtoi ai.

 

Shpërthimi i parë ndodhi mbrëmë rreth orës 18.00, ndërsa një zjarr i dytë i fuqishëm tronditi akoma më shumë zonën historike të kryeqytetit të Libanit. Pas kësaj, ambulanca dhe zjarrfikëse shkuan në vendngjarje.

 

Shpërthimi rigjallëroi kujtimet e një lufte civile të viteve 1975-90 dhe pasojave të saj, kur libanezët duruan sulme të rënda, bomba të makinave dhe sulme ajrore izraelite. Disa banorë menduan se kishte ndodhur ndonjë tërmet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...