Pamjet e transmetuara nga mediat e huaja kanë bërë xhiron e botës ku tregojnë një qytet të rrënuar tërësisht.
Shumë ndërtesa janë shkatërruar. Pamjet nga Bejruti po konsiderohen të ngjashme me ato nga shpërthimi atomik në Hiroshima.
Shpërthimi shkaktoi shembje të ndërtesave, thyerje të xhamave dhe dëmtime të tjera materiale dhe shkaktoi një re të madhe pluhuri dhe tymi.
Sipas agjencisë së lajmeve shtetërore libaneze NNA, shpërthimi ndodhi në portin e qytetit, ku ndodhen depot me eksploziv.
Shpërthimi i fuqishëm i bëri banorët të mendojnë se ishin goditur nga një tërmet.