Lideri opozitar rus Alexei Navalny tashmë ka kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar, pasi dyshohet se u helmua. Ky fakt u bë i ditur nga zëdhënësit e tij për mediat. Po ashtu mësohet se Navalny u vizitua nga gruaja e tij, Yulia Navalnaya si dhe një ndihmës i lartë në një spital të Berlinit ku po mjekohet nga mjekët gjermanë. Po ashtu mediat thonë se pritet të dalin në dritë detaje shokuese nga ngjarja në fjalë.
Kujtojmë se politikani dhe hetuesi i korrupsionit, i cili është një nga kritikët më të ashpër të Presidentit rus Vladimir Putin, u mor në kujdesin intensiv në qytetin siberian Omsk të enjten pasi u sëmur gjatë një fluturimi nga Tomsk për në Moskë.
Ai u dërgua në Gjermani për trajtim të specializuar. Përkrahësit e tij besojnë se iu dha çaji me helm, dhe se Kremlin do të fajësohet si për sëmundjen e tij. Kritikët sugjerojnë se vonesa në transferimin e Navalny ishte për t’u siguruar që helmi ishte i padukshëm nga koha kur u ekzaminua nga mjekët gjermanë.
Ndërkohë, Kremlini ka mohuar akuzat.