Franca ka mbyllur 22 shkolla për shkak të rasteve të koronavirusit. Njoftimin e dha ministri francez i arsimit, Jean-Michel Blanquer.
“Në Francë janë mbyllur 22 shkolla, 12 në Francën qendrore dhe 10 shkolla në La Reunion (ishull), kjo e çon numrin në 22”, tha Blanquer.
Ndërkohë, më shumë se 12 milion nxënës u kthyen në shkollë të martën, pavarësisht rritjes së infektimeve ditore dhe kundërshtisë së disa sindikatave të prindërve dhe mësuesve.
Franca shënoi të enjten mbi 7,000 infeksione të reja me koronavirus duke arritur shifrat e fundit të marsit./Opinion.al