Aktivistja e opozitës bjelloruse Olga Kovalkova mbërriti në kryeqytetin polak Varshavë të shtunën, duke thënë se ajo ishte detyruar nga autoritetet që ta braktisë vendin e saj.
Kovalkova, një figurë e lartë në Këshillin e Koordinimit të opozitës Bjelloruse, u dënua me 10 ditë burg në 25 Gusht, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Ajo tha të shtunën se autoritetet i kishin thënë asaj se do të përballej me arrestime të mëtejshme nëse nuk largohej nga vendi.
“Përfaqësuesit e milicisë dhe Ministrisë së Brendshme të Bjellorusisë erdhën tek unë dhe thanë që nëse nuk pranoja të largohesha, do të përballesha me arrestime të shumta dhe burgosje të gjatë . M’u tha që do të kishte më shumë (arrestime) deri në pafundësi,”, tha ajo një konferencë për mediat.
“Ata erdhën në qendrën e paraburgimit ku isha e izoluar, ata më dhanë një kapelë, një maskë dhe më nxorën nga burgu, isha e shtrirë në sediljen e pasme, në mënyrë që të mos shoh asgjë”, u shpreh ajo në Varshavë.Ajo tha se u dërgua në kufi, ku hyri në Poloni në pikën kufitare Kuznica-Bruzgi para se të udhëtonte në kryeqytetin polak.
Kovalkova arriti në Poloni në të njëjtën ditë që autoritetet polake konfirmuan se liderja e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya do të vizitojë Varshavën të mërkurën, ku ajo do të takohet me Kryeministrin Mateusz Morawiecki.