Qeveria franceze ngre alarmin/Nga e marta mbyllen baret. Ja sa do të zgjasin masat e reja kufizuese

Hënë, 05 October 2020 08:51

 

Parisi do të mbyllë të gjitha baret nga e marta ndërsa qeveria franceze ngre alarmin e koronavirusit. Detajet e plota të kufizimeve të reja do të njoftohen gjatë ditës së sotme dhe do të zgjasin për dy javë, njoftoi zyra e Kryeministrit Jean Castex, raporton BBC.


Masat e reja kufizuese në Paris vijnë një javë pas mbylljes së lokaleve në Marsejë.

Niveli maksimal i alarmit në Francë hyn në fuqi kur shkalla e infeksionit në një lokalitet tejkalon 250 për 100,000 njerëz dhe të paktën 30% e shtretërve të kujdesit intensiv janë të rezervuara për pacientët Covid-19.

“Këto masa, të domosdoshme në luftën për të frenuar përhapjen e virusit, do të zbatohen në Paris dhe tre departamentet që e rrethojnë, për një kohëzgjatje prej dy javësh,” shpjegoi zyra e kryeministrit.

Restorantet në qytet do të duhet të vendosin rregullime të reja sanitare në mënyrë që të qëndrojnë të hapura dhe sallat e leksioneve universitare nuk duhet të jenë më shumë se gjysmë të mbushura.

Puna nga shtëpia duhet të ketë përparësi “tani më shumë se kurrë”, thuhet në deklaratë.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...