Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se të hënën në mbrëmje do të dalë nga spitali. Nëpërmjet një mesazhi në “Twitter”, Trump tha se ndihet mirë dhe se do të lërë spitalin në 18:30 me orën lokale.
“Do të dal nga qendra e mrekullueshme spitalore Walter Reed në ora 18:30. Ndjehem shumë mirë! Mos kini frikë nga COVID-it. Mos ia lejoni t’ju kontrollojë jetën. Administrata Trump ka zhvilluar njohuri dhe mjekime të mrekullueshme. Ndihem më mirë se 20 vjet më parë!” tha presidenti