Rastet e të prekurve nga koronavirusi në të gjithë botën kanë kaluar tashmë 67 milionë persona sipas të dhënave të bëra publike nga Universiteti “Johns Hopkins”.
Sipas universitetit amerikan deri më sot 67.073.749 persona të infektuar, përfshirë edhe 1.536.072 viktimat.
Ndërkohë të shëruarit, që në nisje të pandemisë janë 43.103.827.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të jenë vendi meinfektimet më të larta, por edhe Brazili e Europa shfaqin shifra në rritje.
Ndërsa vendet kanë shfaqur shqetësimin për përkeqësim të situatës gjatë dimrit, ajo çfarë duket se rrit shpresat e miliona njerëzve në botë, është dalja e vaksinës.