Analiza e Le Monde/ Erdogan ka filluar të flirtojë me talebanët

E Enjte, 19 August 2021 15:15

 

Ashtu si partnerët e saj euroaziatikë – Irani dhe Rusia -, Turqia nuk e sheh detyrimisht me sy të keq ardhjen në fuqi të talebanëve në Afganistan. “Ne i mirëpresim mesazhet pozitive që deri më tani talebanët po i dërgojnë qoftë të huajve qoftë përfaqësive diplomatike apo qoftë edhe popullit të tyre”, deklaroi kreu i diplomacisë turke, Mevlüt Cavushoglu, nga Jordania të cilën po e vizitonte, të martën e 17 gushtit.

 

Deklarata e shefit të diplomacisë turke i bëri jehonë asaj të homologut të tij rus, Sergei Lavrov, i cili i konsideroi si “sinjale pozitive” premtimet për dialog të avancuar nga zotërit e rinj të Afganistanit.

 

Turqia, e cila ka 500 ushtarë të ngarkuar për sigurinë e aeroportit të Kabulit në kuader të misionit të saj brenda NATO-s, dëshiron t’i mbajë këto forca në vend edhe pas tërheqjes së trupave perëndimore.

Detajet e këtij projekti u diskutuan për javë me Uashingtonin dhe me qeverinë e presidentit të larguar Ashraf Ghani. Por kur talebanët pushtuan kryeqytetin afgan të dielën, gjithcka u ndërpre për mungesë të bashkëbiseduesve: qeverisë afgane që nuk ekziston më, pasi pjesa më e madhe e anëtarëve të saj ia mbathën dhe amerikanëve që vendosën të largohen pa kthyer sytë mbrapa.
Autoritetet turke po përshtaten shpejt me situatën e re duke ofruar shërbimet e tyre për fuqinë e re që sundon në Kabul. Presidenti, Rexhep Tayyip Erdogan, e ka shndërruar praninë e ushtarëve turq në aeroport në përparësnë e tij. I vetëdijshëm për atë se Talibanët kanë nevojë për legjitimitet ndërkombëtar, ai deklaroi se ishte gati për një takim me “personin” që i drejton.

“Të gjithë kanë interes që Aeroporti i Kabulit të jetë i sigurtë, në mënyrë që diplomatët dhe zyrtarët të mund të vazhdojnë te punojnë. Turqia ka propozuar të marrë përgjegjësinë për mbrojtjen e tij. Në fakt, Ankaraja është në pozitën më të favorshme për të negociuar me talebanët pasi të dyja palët kanë marëdhënie solide me Pakistanin dhe Katarin, të cilët mund të shërbejnë si ndërmjetës”, pohon Bayram Balci, drejtor i Institutit Francez të Studimeve Anatoliane (IFEA) në Stamboll për një shkrim në gazetën “Le monde” që Lapsi.al e ka lexuar.

Ankaraja po përdor të gjithë gurët diplomatikë për të qetësuar talibanët. Ambasada Turke në Katar është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e lëvizjes islamike në këtë vend ndërsa, javën e kaluar, Ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, shkoi në Islamabad për të nxitur aleatët pakistanezë që të bindin talebanët të pranojnë praninë ushtarake turke në vendin e tyre. Por as ftesa e zotit Erdogan, as propozimet e tij për bashkëpunim teknik dhe të sigurisë nuk duken deri tani kanë pasur fuqi për të ndikuar në vendimin e kryengritësve islamikë, të cilët këmbëngulin se “Të gjitha forcat e huaja” duhet të largohen nga Afganistani, në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar me administratën Trump në Doha në shkurt 2020.

Por pyetja që shtrohet është: kur të mbarojnë evakuimet dhe kur të tërhiqen të gjithë kontigjentët perendimorë, a do të jenë të mjaftueshëm 500 ushtarë turq për të siguruar aeroportin?

Duket se edhe për këtë kanë menduar në Ankara. Një zgjidhje do të ishte vendosja e mercenarëve sirianë sipas një praktike të testuar tashmë në Libi dhe Nagarab-Karabak. Sipas burimeve kurde dhe siriane, përfaqësuesit e shërbimeve sekrete turke thuhet se janë në bisedime me disa fraksione rebele të grupuara nën flamurin e Ushtrisë Kombëtare Siriane, të mbështetur nga Ankaraja, për dërgimin e më shumë se një mijë mercenarëve në Afganistan. Sipas Burhanettin Duran, opinionistit të së përditshmes pro-qeveritare “Sabah”, Turqia kërkon të imponohet si “një ndërmjetës i besuar dhe si një forcë stabilizuese”. Në këndvështrimin e tij në lojë është krenaria turke: “Turqit dinë të tregohen të zotët në këto lloj rrethash pasi e kanë treguar në Irak, Libi, Afganistanin dhe Nagorno-Karabakh”, shkroi ai më 16 gusht. Por përpos krenarisë një stabilizim i mardhënieve me pushtetin e ri të talebanëve dhe ruajtja e një kontigjenti ushtarak në Afganistan i volit Turqisë edhe për të kontrolluar fluksin e refugjatëve që dynden në fufirij e saj përmes Iranit. Pikërisht për këto arsye Erdogani ka filluar tratativat diplomatike me talebanët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...