SHBA nuk dorëzohet: Do të gjejmë një mënyrë për të evakuar amerikanët e mbetur në Afganistan

Hënë, 06 September 2021 08:05

 

Të dielën një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara do të gjejnë një mënyrë për të nxjerrë nga Afganistani amerikanët e mbetur atje, nëse ata duan të largohen. Por një ligjvënës i lartë republikan për çështjet me jashtë tha se kryengritësit talebanë po bëhen pengesë për futjen e amerikanëve në aeroportin e Kabulit.

Shefi i kabinetit i Shtëpisë së Bardhë Ron Klain tha për rrjetin televiziv CNN se zyrtarët amerikanë besojnë se rreth 100 amerikanë ndodhen ende në Afganistan që nga tërheqja përfundimtare e ushtrisë amerikane rreth një javë më parë. Më 30 gusht SHBA i dha fund luftës gati 20 vjeçare kundër terroristëve të al-Kaidës dhe talebanëve.

 

“Ne do të gjejmë mënyra për t’i nxjerrë ata nëse duan të largohen me gjasë përmes rifillimit të fluturimeve për në Katar”, tha zoti Klain. Ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do t’i vazhdojnë përpjekjet për të ndihmuar ata afganë që bashkëpunuan me trupat amerikane.

 

Por një ligjvënës kryesor i opozitës, Michael McCaul, republikani kryesor në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, tha për rrjetin televiziv Fox News se bazuar në njoftimet e agjencive amerikane të zbulimit numri i amerikanëve që vazhdojnë të jenë në Afganistan llogaritet në disa qindra. Sipas tij, që nga momenti që SHBA përfundoi misionin asnjë qytetar amerikan nuk është evakuuar nga Afganistani.“Talibanët po parashtrojnë kërkesa dhe nuk po lejojnë fluturimin e aeroplanëve”, tha zoti McCaul.

Ai tha se talebanët “po kërkojnë në këmbim”, njohjen e plotë të qeverisë së tyre nga ana e Uashingtonit.

 

“Ky nuk është një grup taleban i ri dhe i përmirësuar”, tha zoti McCaul, duke e krahasuar me sjelljen e tyre në 2001 kur SHBA-ja e rrëzoi nga pushteti grupin në fjalë, duke vënë në shënjestër terroristët e al-Kaidës të strehuar nga talebanët, përgjegjës për planifikimin e sulmeve të 11 shtatorit në SHBA ku si pasojë u vranë rreth 3,000 njerëz.

Ai tha se disa përkthyes afganë, të cilët ndihmuan trupat amerikane gjatë luftës, dhe po kërkojnë të largohen nga vendi, janë kthyer mbrapsht në aeroportin e Kabulit e janë detyruar të kthehen në shtëpi, për të parë se si ekzekutohen nga talebanët anëtarët e familjeve të tyre, disa me prerje kohe, përpara se vetë ata të pësojnë të njëjtin fat. Por zoti Mccaul nuk dha ndonjë shifër se për sa vetë bëhej fjalë.

 

“Unë kam thënë gjithmonë se Presidenti Joe Biden i ka duart e lyera me gjak”, tha zoti McCaul.

 

Pasi SHBA tërhoqi trupat e saj të fundit nga Afganistani javën e kaluar, Presidenti Biden mbrojti me forcë tërheqjen që siguroi nxjerrën nga ai vend të 98% të amerikanëve duke e cilësuar si “sukses të jashtëzakonshëm”.

 

Presidenti Biden ka thënë shpesh se ai ka qenë dhe është kundër një “lufte pafund” në Afganistan.

Sondazhet kombëtare në Shtetet e Bashkuara tregojnë se amerikanët e mbështesin vendimin e zotit Biden për t’u larguar nga Afganistani, por jo përfundimin kaotik të operacioneve atje. Në ditët kur prania e trupave amerikane po reduktohej, një sulm i përgjakshëm shkaktoi vdekjen e 13 ushtararëve amerikanë. Përgjegjësinë për sulmin e mori ISIS-K, degë e organizatës terroriste e vetëquajtur Shteti Islamik që operon në Afganistan.

/VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...