Perëndimi ende rrezikon sulme si ai i 11 shtatorit nga grupet e islamit radikal, por kësaj here duke përdorur terrorizmin biologjik, ka paralajmëruar Tony Blair.
Ish-kryeministri britanik që pati rol të rëndësishëm në vendimin për ndërhyrje ushtarake në Kosovë, po ashtu i kërkoi presidentit amerikan Joe Biden, që t’i shtynte qeveritë demokratike që të mos hezitonin të përdornin forcën ushtarake dhe të eksportonin vlerat e tyre.
Në një fjalim për thinktank ne Rusi që shënonte përvjetorin e njëzet të 11 shtatorit, Blair, që ishte kryeministër i Britanisë në atë kohë, dhe që mbështeti ndërhyrjet ushtarake në Afganistan dhe Iran, insistoi që terrorizmi mbetej priorioteti numër një, shkruan Guardian.
Ai u shpreh se ishte tepër i shqetësuar të dëgjonte në perëndim opinionin se “kemi qenë budallenj kur besuam që nocionet perëndimore të demokracisë liberale dhe lirisë janë të eksportueshme ose do të rrënjësen në terrenet dekadente të shoqërisë perëndimore.”
Blair ngulmoi që “pavarësisht rënies së sulmeve terroriste, islamizmi, edhe ideologjia edhe dhuna, ishte kërcënimi më i madh i sigurisë; dhe nëse nuk mbikëqyret do të vijë te ne. Covid-19 na ka mësuar për patogjenët vdekjeprurës. Mundësitë e terrorizmit biologjik mund të duken si mbretëria e fantashkencës; por do të ishte e mençur sikur të përgatiteshim për përdorimin e tyre nga akterët jo-shtetërorë