Vladimir Putin nuk do t’i mbijetojë një lufte të dështuar në Ukrainë

E mërkurë, 09 Mars 2022 09:58

 

Nga Rodric Braithwaite “Spectator”

Vladimir Putin kaloi një javë shumë të keqe. Ushtria e tij, gjoja e reformuar pas performancës së saj shumë të dobët në luftën kundër Gjeorgjisë në vitin 2008, nuk ka arritur që të realizojë blitzkrieg-un e premtuar.

Ajo ka nisur një bombardim brutal të Kharkivit, qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, plot me rusisht-folës, të cilët supozohej se do të mirëprisnin si çlirimtarë ushtarët e Putinit. Ndërkohë, kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, të cilin rusët pëlqejnë ta quajnë si ‘nëna e qyteteve ruse’, duket se do të ketë të njëjtin fat.

Ukrainasit po luftojnë më ashpër se sa mund ta priste kushdo, ndoshta edhe se ata vetë. Dhe ata janë duke e fituar luftën e informacionit. Po ashtu, ukrainasit mund ta humbin betejën nëse Putin përdor kundër tyre të gjithë fuqinë e ushtrisë tij.

Por gjithsesi ata po krijojnë identitetin e tyre në këtë luftë. Dhe kur të përfundojë konflikti, asnjë rus nuk do të jetë në gjendje të thotë, siç bëri Putin, se Ukraina nuk ekziston si komb. Perëndimi, të cilin Putin e kishte cilësuar si dekadent dhe të përçarë, i ka dhënë një goditje ndëshkuese ekonomisë së tij, dhe tashmë pasojat po i ndjejnë njerëzit e tij.

Lufta e tij në Ukrainë, ka shkaktuar një revolucion në politikën gjermane. Bashkimi Evropian i përbuzur nga Putin, ka ndërmarrë një hap krejtësisht të paprecedentë, duke financuar furnizimet me armë në Kiev. Madje edhe admiruesi i dikurshëm hungarez i Putinit, Viktor Orban, kujton tani se si ai iu kundërvu pushtuesve rusë në Budapest në vitin 1956, dhe është bërë bashke me homologët e tij evropianë.

Udhëheqësit nuk u mbijetojnë shumë luftërave të dështuara, qofshin demokratë apo autokratë. A do kenë kanë ushtarët e Putinit vullnetin për të vrarë vëllezërit e tyre sllavë në numrat e nevojshëm, nëse Putini e humb tërësisht toruan për shkak të dështimit të vazheueshëm, dhe i urdhëron ata ta shtypin Ukrainën nëpërmjet një kasaphane të madhe siç veproi dikur me Çeçeninë?

Po shërbimet sekrete? Po njerëzit e aftë në krye të sistemit bankar dhe ekonomik rus, të cilët po përpiqen dëshpërimisht ta mbajnë në binarë sistemin financiar dhe ekonominë? Po njerëzit e zakonshëm, të lumtur për sa kohë që mendonin se Putini po e bënte Rusinë sërish të madhe, por të shqetësuar mbi të gjitha vetëm për të jetuar në paqe jetën e tyre të përditshme?

Argumentohet se askush nuk mund ta kundërshtojë në mënyrë efektive Putinin, për shkak se ai e ka shkatërruar pa mëshirë pavarësinë e shtyllave të shtetit rus. Por historia argumenton të kundërtën. Ushtria, agjencitë e inteligjencës dhe Partia Komuniste (që në ato kohë ishte njësh me qeverinë), u bashkuan me sukses për të hequr rrëzuar Nikita Hrushovin, që kishte dështuar si në paqe ashtu edhe në luftë.

LEXO EDHE: FMN paralajmëron “rreziqe ekonomike” nga konflikti në Ukrainë
Që atëherë kanë ndryshuar shumë gjëra. Por Putini me siguri duhet të rrijë zgjuar netëve, duke u shqetësuar se historia mund të përsëritet. Mendimi i zakonshëm se ushtria ruse nuk përfshihet në politikë është i gabuar. Rusia nuk ka pasur kurrë një diktaturë ushtarake.

 

Por ushtria ka qenë e përfshirë gjatë shekujve në shumë përpjekje – kryesisht të suksesshme -për të hequr kreun e shtetit. Sot gjeneralët kryesorë rusë janë profesionistë seriozë. Detyra e tyre më e rëndësishme, është të menaxhojnë arsenalin bërthamor të Rusisë.

Ata kanë besuar gjithmonë se gjërat do të dilnin jashtë kontrollit, sapo të lëshohej arma e parë bërthamore. E megjithatë, kur Putini i urdhëroi të vendosnin në gatishmëri arsenalin bërthamor, ai e poshtëroi publikisht Ministrin e tij të Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit para kamerave, dy burra të veshur me një uniformë të respektuar.

Do të ishte e habitshme nëse ata nuk do të ktheheshin në zyrat e tyre, duke pyetur veten se çfarë të bënin më pas. Kreu i Shefit të Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë së SHBA-së, gjenerali Mark Miller, ndërmori disa hapa jo të zakonshme për të mbajtur nën kontroll armët bërthamore, kur ish-presidenti Donald Trump u përpoq të mbante me zor postin edhe pasi humbi zgjedhjet.

Putini nuk mund të jetë i sigurt se gjeneralët e tij nuk do të bëjnë diçka të ngjashme. Shumë diktatorë janë rrëzuar për shkak se janë braktisur nga rojet e tyre të sigurisë. Dikur një grusht shteti nga Garda Pretoriane, ishte metoda standarde për të hequr qafe perandorin e Romës.

Drejtuesit e shërbimeve sekrete, nuk kanë pasur gjithmonë sukses në synimin e tyre. Laventri Beria, kreu i KGB-së, nuk i mbijetoi dot luftës për pushtet pas vdekjes së Stalinit. Por zakonisht ata i shërbejnë regjimit që i punëson, duke ia ofruar pasardhësit shërbimet e tyre.

Kështu ndodhi kur bolshevikët morën pushtetin nga Cari, kur Ajatollahët morën pushtetin nga Shahu i Iranit, por edhe kur Bashkimi Sovjetik u zëvendësua nga Rusia. Policët sekretë të Putinit, do të synojnë të jenë aty pasi ai të largohet nga drejtimi i vendit.

Këta njerëz – ushtarët, agjentët e shërbimit sekret, menaxherët ekonomikë, rusët e zakonshëm – mund të kenë besnikëri ndaj së kaluarës. Por ata kanë një sy edhe nga e ardhmja. Asnjë prej tyre nuk mund të jetë imun ndaj mendimit se Putini po humbet kontrollin e tij mbi realitetin, në një masë që e rrezikon secilin prej tyre. Nëse “anija” do të nisë të duket sikur po anohet, zhurma e lehtë e këmbëve të vogla të “minjve” që do të vrapojnë të shpëtojnë, mund të bëhet shumë shpejt shurdhuese.

Shënim:Sir Rodric Braithwaite, ish-diplomat britanik. Ka shërbyer si ambasador në Moskë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...