Kuleba dhe delegacioni ukrainas mbërriti në Antalia për takimin trepalësh Rusi - Ukrainë - Turqi

E Enjte, 10 Mars 2022 09:31

 

Ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës do të zhvillojnë sot bisedime në Turqi, ndërsa pushtimi i përgjithshëm i Moskës ndaj fqinjit të saj hyn në javën e tretë, njofton sot BBC.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha përpara takimit ballë për ballë me homologun e tij rus Sergei Lavrov se shpresat e tij ishin "të kufizuara".

 

Kjo vjen pasi Ukraina akuzoi Rusinë për bombardimin e një spitali për fëmijë - një sulm që Kievi thotë se përbën "krim lufte".

Ukraina thotë se 17 persona u plagosën në sulmin në Mariupol të mërkurën. Që atëherë janë shfaqur pamjet që tregojnë një ndërtesë - e cila ishte gjithashtu një maternitet - e goditur nga një predhë, me një krater të madh aty pranë.

Bombardimi është dënuar nga mbarë bota, me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres që e përshkroi sulmin si "të tmerrshëm" dhe SHBA-të duke akuzuar Rusinë për "përdorim barbar të forcës ushtarake për të goditur civilët e pafajshëm".

Image

Bota me sytë drejt Turqisë

Bota është në pritje sot të takimit trepalësh të nivelit të lartë midis Turqisë, Rusisë dhe Ukrainës, i cili do të zhvillohet të enjten në provincën jugore Antalya, si pjesë e përpjekjeve të Ankarasë për të ndërmjetësuar midis vendeve ndërluftuese, raporton Anadolu Agency.

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu njoftoi takimin mes ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov dhe homologut të tij ukrainas Dmytro Kuleba të hënën, duke thënë: “Ne do ta mbajmë këtë takim në një format trepalësh në Antalya të enjten, më 10 mars”.

Ai do të marrë pjesë në takim pasi të dy liderët kanë kërkuar praninë e tij, tha ministri, duke shtuar se ai do të bashkojë zyrtarët e nivelit të lartë rus dhe ukrainas për herë të parë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

Duke shprehur shpresën se takimi do të jetë një “pikë kthese” dhe “hap i rëndësishëm” drejt paqes dhe stabilitetit, ministri i jashtëm turk tha se Ankaraja “do të vazhdojë të bëjë përpjekje për një paqe të qëndrueshme”.

Që kur Rusia nisi sulmin e saj ndaj Ukrainës, Turqia ka marrë pjesë në përpjekje diplomatike aktive për të bashkuar palët përkatëse, tha Çavuşoğlu, duke shtuar se presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka bërë 19 telefonata me homologët e tij.

“Edhe unë kam zhvilluar rreth 40 telefonata”, shtoi ministri.

“Gjatë kësaj periudhe, unë fola me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba gjashtë herë dhe ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov katër herë, pa përfshirë bisedën tonë me SMS”, shtoi ai.

Sipas ministrit, Kuleba dëshironte një takim të drejtpërdrejtë midis presidentit Volodymyr Zelenskyy dhe homologut të tij rus Vladimir Putin, sepse ky i fundit “merr vendimet përfundimtare”.

Delegacionet ruse dhe ukrainase janë takuar tri herë në qytetin bjellorus Brest, më e fundit të hënën.

Delegacioni i Moskës udhëhiqej nga këshilltari presidencial rus Vladimir Medinsky, ndërsa ai i Kievit nga Mikhail Podolyak, këshilltari i Zelenskyy-t.

Pas takimit, Podolyak deklaroi në Twitter se bisedimet rezultuan në hapa “të vegjël pozitivë” në zhvillimin e korridoreve humanitare.

Pozicionet në të dyja anët

Moska ka kushte të ndryshme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Ajo dëshiron që Ukraina të ndryshojë Kushtetutën e saj për të deklaruar pa mëdyshje se Kievi nuk do të bashkohet me asnjë aleancë dhe se Krimea është territor rus.

Në shkurt të vitit 2019, parlamenti i Ukrainës miratoi amendamentet në Kushtetutë që parashikojnë aspiratën e Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n.

Kievi dëshiron që lufta në territorin e tij të përfundojë dhe trupat ruse të tërhiqen plotësisht nga toka ukrainase, duke përfshirë Krimenë dhe Donbasin.

Raundi i parë i negociatave u zhvillua më 28 shkurt në Gomel të Bjellorusisë, pranë kufirit me Ukrainën, dhe zgjati pesë orë.

I dyti nga bisedimet e paqes u zhvillua më 3 mars dhe i treti më 7 mars në Brest.

Rusia njoftoi herët të hënën se do të shpallte një armëpushim “të përkohshëm” në kryeqytetin ukrainas Kiev dhe qytetet Mariupol, Kharkiv dhe Sumy nga ora 10:00 me orën lokale (0700 GMT) për të siguruar evakuimin e civilëve.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt, provokoi reagime të ashpra ndërkombëtare dhe çoi në sanksione serioze financiare kundër Moskës.

Të paktën 474 civilë janë vrarë dhe 861 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës dhe më shumë se 2,15 milionë qytetarë janë larguar nga Ukraina, njofton Anadolu Agencu

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...