Baerbock viziton rajonin: Ballkani Perëndimor nuk duhet lënë nën ndikimin e Moskës

E Enjte, 10 Mars 2022 09:46

 

Gjatë vizitave në Bonsje dhe Hercegovinë, Kosovë, Serbi dhe në Moldavi, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock do të shoqërohet nga i ngarkuari i posaçëm i qeverisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Nga Deutsche Welle
Përpara nisjes për në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Serbi dhe Moldavi, ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock deklaroi (09.03.): "Sulmi rus ndaj Ukrainës është një pikëkthese, që tregon urgjentisht: Europa duhet të jetë e gatshme të investojë strategjikisht në sigurinë afatgjatë. Kjo vlen veçanërisht edhe për marrëdhëniet tona me vendet e Ballkanit Perëndimor. Paqja sot në Ballkanin Perëndimor ndoshta nuk është perfekte - por është e çmuar.

 

Ne duhet ta themi hapur, shumë nga këto vende vitet e fundit i kemi zhgënjyer dhe lënë pasdore. Në krahun e hapur depërtojnë aktorë si Rusia, që nuk kanë interes në një të ardhme europiane dhe nuk stepen për të nxitur sërish konfliktet e pazgjidhura. Unë udhëtoj sot në Ballkanin Perëndimor në radhë të parë për të dëgjuar se çfarë presin prej nesh sot njerëzit atje - por edhe për të bërë të qartë, se ky rajon në zemër të Europës nuk duhet t'i lihet influencës së Moskës.

 

Europa ka treguar ditët e fundit, se është e aftë për veprim dhe e vendosur, për t'iu kundërvënë veprimit agresiv të presidentit rus. Tani ne duhet të tregojmë, që me të njëjtën forcë veprimi jemi të gatshëm të angazhohemi me koncept dhe orientim nga e ardhmja në vendet e fqinjësisë europiane. Njerëzit në rajon na vlerësojnë ne, nëse fjalët tona pasohen nga veprat. Gjermania ka një interes fundamental në një Ballkan Perëndimor të stabilizuar politikisht dhe të prosperuar ekonomikisht, vendet e të cilit orientohen drejt Europës. Për këtë ne do të angazhohemi në bisedimet që kemi përpara, si edhe në investimet strategjike, para së gjithash edhe në energjitë e rigjenerueshme.

 

Prioritetit politik për Ballkanin Perëndimor ne duam t'i japim jetë. Ndaj qeveria federale ka vendsour funksionin e të dërguarit të posaçëm për këto vende. Gëzohem shumë, qëkëtë pozicion të rëndësishëm tani e mbulon Manuel Sarrazin. Unë e di, që zemra e tij rreh për shtetet e Ballkanit Perëndimordhe për të ardhmen europiane. Ai do të më shoqërojë në këtë udhëtim dhe këtej e tutje do të ruajë një linjë të drejtpërdrejtë intensive komunikimi të qeverisë federale me këto vende dhe shoqëritë e tyre.

Si vend fqinj me Ukrainën Moladiva i ndjen më fort pasojat e sulmit rus. Në udhëtimin tim në këtë rajon unë do të njihem direkt me situatën në vend, se si ne mund ta mbështesim nëmënyrë më gjithëpërfshirëse qeverinë në këtë situatë të jashtëzakonshme. Ne nuk do të lejojmë që vala e konfliktit të shkaktuar nga Rusia të përfshijë edhe vende të tjera. Moldavia mund të mbështetet tek solidariteti gjerman dhe europian."

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...