‘Putin, një rrezik’, deputetët e PE kërkojnë bojkotin e Kupës së Botës Rusi 2018

Premte, 20 Prill 2018 09:56

Dhjetëra deputetë të Parlamentit Evropian po i kërkojnë qeverive të BE-së të bojkotojnë turneun e Kupës së Botës Rusi 2018. Me anë të një letre, deputetët shprehen se bojkoti është përgjigje ndaj “talljes” së vlerave evropiane nga presidenti rus Putin. Letra, e cila do ju dërgua qeverive të të gjitha 28 shteteve anëtare të BE më 18 prill, thotë se helmimi i një ish-spiuni rus në Britani muajin e kaluar, “ishte vetëm kapitulli i ri në talljen e Presidentit Putin me vlerat tona evropiane. ”

Letra gjithashtu i referohet “bombardimeve pa dallim të shkollave, spitaleve dhe zonave civile në Siri; pushtimit të dhunshëm ushtarak në Ukrainë; hakimeve të vazhdueshme; fushatave keqinformuese; ndërhyrjeve në zgjedhje; përpjekje të cilat destabilizojnë shoqëritë evropiane dhe dobësojnë e ndajnë BE-në”. Deputetët shprehen se këto nuk janë tregues i mirë për mikpritësin e Kupës së Botës.

“Edhe pse pajtohemi se sporti mund të ndihmojë në krijimin e urave, ne nuk mund të pretendojmë se kjo Kupë e Botës është po si çdo ngjarje tjetër e madhe sportive, për aq kohë sa Putini po hedh në erë ura prej vërteti në Siri.”

Në mbyllje të letrës, deputetët kujtojnë ngjarjet e rënda të 2014-ës në Ukrainë:  “Tre ditë pas Lojërave Olimpike Dimërore 2014 në Soçi, Vladimir Putin pushtoi Ukrainën dhe bota qëndroi spektatore. Këtë herë,  mund të veprojmë siç duhet duke mos festuar në Kupën e Botës 2018 ndërsa kanë ndodhur gjithë këto shkelje të rënda.”

Ndërkohë qeveria e Islandës dhe Britanisë ka njoftuar se asnjë përfaqësues shtetëror nga vendet e tyre, nuk do të marrin pjesë në turneun e futbollit që fillon më 14 qershor. Edhe burime nga brenda BE-së kanë njoftuar se në javët e ardhshme mund të njoftohet një bojkot diplomatik i koordinuar për Kupën Botërore./exit.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...