VOA/Një javë e vështirë për Shtëpinë e Bardhë

Premte, 13 Janar 2023 19:37
 

Avokati i Joe Bidenit tha të enjten se dokumente të tjera të klasifikuara janë gjetur në shtëpinë e presidentit në Delauer. 

Në fillim të javës, u njoftua se dokumente sekrete nga administrata Obama-Biden ishin gjetur në nëntor në një institut kërkimor në Uashington, të cilin zoti Biden e kishte përdorur si zyrë pasi shërbeu si nënpresident. 

Të enjten, Prokurori i Përgjithshëm amerikan emëroi një prokuror të posaçëm për të hetuar këtë çeshtje

Shtëpia e Bardhë nuk pati një javë të lehtë, pas publikimit të lajmit se në nëntor janë gjetur dokumente të klasifikuara në zyrat e një instituti kërkimor në Uashington, ku Presidenti Joe Biden kishte një zyrë pasi mbaroi mandatin si nënpresident.

Një ditë më parë Shtëpia e Bardhë njoftoi se dokumente të tjera janë gjetur në rezidencën e zotit Biden në Delauer.

Presidenti demokrat tha në një konferencë se ishin vetë avokatët e tij që i kishin gjetur dhe dorëzuar dokumentet sekrete.

“Siç thashë në fillim të javës, njerëzit e dinë se unë i marr seriozisht dokumentet e klasifikuara dhe siç thashë gjithashtu, ne po bashkëpunojmë plotësisht me hetimin e Departamentit të Drejtësisë”, tha zoti Biden.

Reagimet e udhëheqësve republikanë ishin të menjëhershme. Ata thanë se demokratët reaguan ashpër ndaj ish-presidentit Donald Trump, ndërsa FBI po kontrollonte shtëpinë e tij “Mar-a-Lago” në Florida dhe po merrte dokumentet e klasifikuara prej saj… kjo ndodhi pas largimit të zotit Trump nga presidenca.

Kryetari i sapozgjedhur republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy tha se:

“Kemi dikë që është në detyrë për më shumë se 40 vite. Kemi dikë që thoshte në emisione televizive se ishte shumë i shqetësuar për dokumentet që kishte mbajtur Presidenti Trump, ndërsa tani ne e kuptojmë se ai si nënpresident mbajti dokumente për vite dhe në vende të ndryshme”, tha zoti McCarthy.

Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Merrick Garland emëroi një prokuror të posaçëm për të hetuar këtë çështje.

“Emërimi tregon përkushtimin e departamentit të drejtësisë për pavarësinë dhe përgjegjshmërinë ,veçanërisht në çështje të ndjeshme dhe për marrjen e vendimeve bazuar vetëm në fakte dhe ligj”, tha ai.

Gazetari i Agjencisë së lajmeve Associated Press, Eric Tucker thotë se ky është një zhvillim i jashtëzakonshëm, meqenëse Departamenti i Drejtësisë po kryen gjithashtu një hetim mbi dokumentet e klasifikuara që janë gjetur në pronën e ish-presidentit Trump.

"Departamenti i Drejtësisë po heton prej muajsh krimet e mundshme që përfshijnë mbajtjen e afërsisht 300 dokumenteve të klasifikuara në shtëpinë e ish-presidentit Trump. Hetimet po vazhdojnë. Një juri e madhe në Uashington po dëgjon dëshmitë ndërsa ne flasim”, tha ai.

Gazetari gjithashtu vuri në dukje dallimet në hetimet ndaj presidentit aktual dhe ish-presidentit, përfshirë faktin se avokatët personalë të Presidentit Biden i dorëzuan dokumentet tek Departamenti i Drejtësisë, ndërsa dokumentet në rezidencën e zotit Trump u zbuluan nga autoritetet.

Ish-presidenti Trump po hetohet edhe për mundësinë e kryerjes së një vepre penale duke mos dorëzuar materialet e klasifikuara, veçanërisht pas kërkesave të përsëritura të Arkivit Kombëtar dhe një thirrjeje për të dëshmuar nga Departamenti i Drejtësisë.

“Departamenti i Drejtësisë në rastin e zotit Trump thotë se po heton pengimin e mundshëm të drejtësisë. Ne nuk kemi dëgjuar që të ketë pretendime të ngjashme lidhur me Shtëpinë e Bardhë dhe Joe Bidenin”, thotë ai.

Ligji amerikan thotë se dokumentet e klafisikuara nga presidenca duhet të mbahen në Arkivin Kombëtar dhe jo diku tjetër.

Modifikuar më Premte, 13 Janar 2023 19:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...