Mediat e Uashingtonit: Vizita e Klintonit dhe Sorosit i duhej Ramës për shkak të aferës me McGonigal

Premte, 07 July 2023 17:06
Gazeta e njohur e kryeqytetit amerikan, ‘Washington Free Beacon’ shkruan sot se Edi Ramës i duhej vizita e Bill Klinton dhe Aleksandër Soros për shkak të aferës me Charles McGonigal.

 

Gazeta Konservatore thekson se Soros dhe Klinton festuan me një lider që është nën hetim për aferën e korrupsionit në FBI.

PJESË NGA SHKRIMI
 
 
 

Vizita e Sorosit dhe Klintonit në Tiranë mund t’i sigurojë Ramës një rritje të reputacionit shumë të nevojshëm brenda dhe jashtë vendit, ndërsa ai përballet me pyetje në lidhje me marrëdhënien e tij me McGonigal.

 
Partia opozitare e Shqipërisë i bëri thirrje Ramës të paraqitej para parlamentit për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me marrëdhënien e tij me zyrtarin e diskredituar të FBI-së, i cili drejtonte divizionin e kundërzbulimit në zyrën e FBI-së në Nju Jork. Rama ka refuzuar të dalë përpara parlamentit dhe tha se akuzat ishin për të shfrytëzuar politikisht ‘një proces ligjor në SHBA që nuk ka fare lidhje me Shqipërinë, qeverinë apo mua personalisht’.

 

Klinton u shfaq me Ramën në një event në Tiranë për të pranuar Yllin e Madh të Mirënjohjes, nderimi më i lartë i dhënë nga kryeministri i Shqipërisë për të huajt. Soros e vlerësoi Shqipërinë si një aleat të madh të Shteteve të Bashkuara dhe vlerësoi udhëheqjen e Edi Ramës.

“Dhe çfarë rastësie që Edi Rama lindi më 4 korrik!!! Kumbimi i festës dhe ditëlindja e vëllait tim Edi me këta dy burra të mëdhenj ishte një moment kulmor që do ta vlerësoj përgjithmonë”, shkruante Soros në rrjetet sociale krahas fotove të tij me Klintonin dhe Ramën.

Rama u takua me McGonigal të paktën katër herë përpara se McGonigal të tërhiqej nga FBI në vitin 2018. Sipas prokurorëve, McGonigal loboi te Rama në emër të një biznesmeni shqiptaro-amerikan, Agron Neza, i cili kërkonte kontrata me qeverinë shqiptare. Neza dyshohet se i ka paguar McGonigal 225 mijë dollarë për të organizuar takime me Ramën dhe këshilltarin e tij, Dorian Duçka.

Pas një takimi me Ramën në nëntor të vitit 2017, McGonigal i kërkoi një prokurori federal të hetonte një lobist amerikan për rivalin kryesor të partisë së Ramës, Partinë Demokratike të Shqipërisë. Partia drejtohej nga Lulzim Basha, një konservator që mbështeti Donald Trump. Prokurorët pretendojnë se McGonigal mori informacion nga zyra e Ramës për lobistin amerikan, Nikolas Muzin, dhe ua dha atë kolegëve të tij në FBI. Byroja hapi zyrtarisht një hetim për Muzin në shkurt të vitit 2018. Neza dhe Duçka shërbyen si burime të FBI-së për hetimin, sipas prokurorëve.

Rama pranoi në mars se u atakua me McGonigal dhe Nezën, por mohoi t’i kishte paguar ryshfet zyrtarit të FBI-së.

Fondacionet e Shoqërisë së hapur nuk iu përgjigjën një kërkese për koment.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...