PJESE NGA SHKRIMI
Por Sorosi i ri mund ta ketë minuar atë misionin në takimin e tij të 4 korrikut me një udhëheqës evropian të implikuar në ryshfetin e supozuar ndaj një zyrtari të lartë të kundërzbulimit të FBI-së.
Sipas prokurorëve federalë, McGonigal i shiti akses Ramës dhe zyrtarëve të tjerë shqiptarë për qindra-mijëra dollarë, ndërsa ishte ende në listën e pagave të FBI-së.
Pas takimeve me Ramën, lideri shqiptar dyshohet se i dha McGonigal informacione për një lobist amerikan që punonte për rivalin politik të Ramës. Më pas, McGonigal dyshohet se nxiti kolegët e tij të FBI-së për të nisur një hetim ndaj lobistit.
McGonigal akuzohet për fshehjen e lidhjeve të tij me shtetas të huaj dhe dhënien e deklaratave të rreme. Rama e ka mohuar keqbërjen, por nuk është hera e parë që akuzohet se ka përdorur amerikanët për ta ndihmuar politikisht. Në vitin 2019, një biznesmen shqiptaro-amerikan pranoi se kishte depozituar 80 mijë dollarë në kontribute të paligjshme për fushatën e Barak Obamës, në emër të Edi Ramës në vitin 2012. Rama dyshohet se donte një foto me presidentin amerikan për të ndihmuar fushatën e tij për kryeministër.
Takimet e Soros me liderin shqiptar në vështirësi mund të ngrenë pikëpyetje rreth pretendimit të Shoqërisë së Hapur për të mbështetur qeverië e hapura dhe demokratike në Shqipëri dhe në mbarë botën. Shoqëria e Hapur ka shpenzuar dhjetëra milionë dollarë në vendin ballkanik që nga viti 1992, duke financuar organizata për të forcuar demokracinë lokale dhe për të luftuar krimin e organizuar.
Filantropi shpenzoi 2 milionë dollarë në vitin 2020, kryesisht për reformën në drejtësi dhe për të përmirësuar praktikat demokratike. Shoqëria e Hapur shpenzon miliona dollarë në vit për grupet në Shtetet e Bashkuara që mbështesin lëvizjen për të hequr financimin e policisë, për të zgjeruar Gjykatën Supreme dhe për të miratuar iniciativa radikale për ndryshimet klimatike.
Aleks Soros, të cilin babai i tij e emëroi për të udhëhequr Shoqërinë e Hapur në fillim të këtij viti, ka përdorur lidhjet e tij me Shtëpinë e Bardhë të Biden për të mbrojtur liderët e huaj të mbështetur nga Shoqëria e Hapur. Soros është takuar të paktën pesë herë me Zëvendëskëshilltarin për Sigurinë Kombëtare, Xhon Finer. Një nga këto takime ndodhi në të njëjtën ditë kur udhëheqësi brazilian Luiz Injacio Lula da Silva vizitoi Shtëpinë e Bardhë. Soros u shoqërua në takim nga Pedro Abramovaj, drejtor i zyrës së Shoqërisë së Hapur në Rio De Zhaneiro, i cili shërbeu në administratën e mëparshme të Lulës. Është e paqartë nëse Soros ka diskutuar për Ramën gjatë vizitave të tij në Shtëpinë e Bardhë.
Mandati i Sorosit të ri është në fillime të vështira. Shoqëria e Hapur njoftoi javën e kaluar se do të shkurtojë fuqinë e saj punëtore me të paktën 40 përqind në mënyrë që të krijojë një organizatë më të shkathët. Organizata bamirëse po ofron seminare për mirëqenien e punonjësve të saj pas pushimeve nga puna,” shkruan gazeta.