Ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner, ka reaguar për zhvillimet e fundit në Kuvend, ku seanca e fundit u zhvillua mes kaosit, tensioneve dhe tymit të flakadanëve të ndezur nga deputetët e opozitës, ndërsa mazhoranca kaloi për 5 minuta buxhetin.
Bergner i bën thirrje mazhorancës dhe opozitës që të bashkëpunojnë, ndërsa thekson se parlamenti duhet të plotësojë rolin e tij thelbësor kushtetues: kontrollin e ekzekutivit dhe ligjvënien në interes të qytetarëve/eve të përfaqësuar përmes deputetëve.
Deklaratë e Ambasadorit Karl Bergner:
Po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në Kuvendin e Shqipërisë.
Qytetarët/et e Shqipërisë presin me të drejtë nga parlamenti i tyre që të jetë një forum, ku anëtarët e të cilit të mund të prezantojnë dhe diskutojnë hapur propozime të ndryshme politike.
Ky shkëmbim duhet të zhvillohet në paqe dhe të drejtohet nga rregullat, që i ka përcaktuar vetë parlamenti.
Ndaj u bëj thirrje anëtarëve të shumicës dhe opozitës në Kuvend që të bashkëpunojnë, me qëllim që të garantojnë, që parlamenti të plotësojë rolin e tij thelbësor kushtetues: kontrollin e ekzekutivit dhe ligjvënien në interes të qytetarëve/eve të përfaqësuar përmes deputetëve.