Deputetja britanike: Perëndimi po gabon me Serbinë, siç bëri me Rusinë

E mërkurë, 22 November 2023 11:15

Përplasja shqetësuese midis Kosovës dhe Serbisë i detyrohet pjesërisht Perëndimit që ka pasur fokusin në moslejimin e acarimit të Beogradit në vazhdën e pushtimit rus në Ukrainë, ka thënë deputetja britanike, Alicia Kearns. Sipas saj, gabimin që Perëndimi e bëri me Rusinë, po e përsërit edhe me Serbinë.

Kryetarja e Komisionit parlamentar për punë të jashtme e Britanisë së Madhe ka thënë se Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca dhe Italia duhet t’i heqin masat ndaj Kosovës dhe të largohen nga qasja që Beogradi të jetë në qendër.

“Perëndimi po tregon në Ballkan dështimin e të pasurit një shtyllë, dhe ne po tregojmë po ashtu që nuk kemi marrë mësimet nga përpjekjet për frenimin e Rusisë. Kemi pasur prioritetin e plotë se si të mos e shqetësonim apo acaronim Rusinë, në dëm të atyre që e rrethojnë. Pikërisht e njëjta gjë po ndodh këtu”, ka thënë ajo në një intervistë për “Financial Times” të mërkurën.

Kearns ishte zëri i parë ndërkombëtar që alarmoi për armatimin serb që po hynte në Kosovë. Më herët gjatë vitit ajo deklaroi publikisht se militantë serbë po fusin armë nëpër kishat ortodokse serbe. Pikërisht në zonën e Manastirit të Banjskës në Zveçan, u strehuan paramilitarë serbë që sulmuan Policinë e Kosovës në shtator. Pasi vranë policin Afrim Bunjaku, në aksionin pasues të Policisë u vranë tre sulmues nga grupi që organizoi sulmin terrorist. Policia e Kosovës kapi armatim të rëndë në vlera milionëshe. Përgjegjësinë e sulmit e ka marrë Milan Radojçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe. Ai u arrestua nga Serbia, por më pas u la i lirë nën kushtin që s’i lejohet largimi prej Serbisë.

 
 

“Armët po hynin nga Serbia nëpërmjet autoambulancave, në Kosovë dhe po mbaheshin nëpër kisha. Dhe çka kemi parë? Armatim që qartë vinte nga Serbia... Dy nga terroristët e vrarë në ditën e sulmit ishin shoferë ambulance. Dhe ku u fshehën? Në një manastir”, ka thënë ajo.

Kearns ka folur edhe për armatimin që ka parë në Kosovë. Ka thënë se ato që ka parë kanë dëshmuar se s’bëhet fjalë për grupim rastësor. Për akuzat e saj, Vuçiqi ka kërkuar të nisen hetime ndaj Kearnsit. Ajo ka thënë se veprimi i Vuçiqit reflekton pasigurinë e tij për deklaratat e saj. Kearns ka alarmuar se situata mbetet e tensionuar.

“Nuk ka shenja që grupet e organizuara kriminale në Kosovë janë ndalur. Nuk ka shenjë nga ana e Serbisë... se ka reduktuar ëndrrat e saj në Kosovë. Sistemi ndërkombëtar ishte bashkëfajtor në pretendimin se s’ka grupe të organizuara kriminale përreth Kosovës”, ka thënë ajo.

Kearns ka alarmuar se Perëndimi duhet t’i përdorë më shumë provat që i ka dhe të veprojë kundër rrjetit të kontrabandës së armëve.

“Komuniteti ndërkombëtar ka pasur dëshmi – dhe ka mundësi që t’i lëshojë disa”, ka thënë tutje ajo. “Problemi është qetësimi i Beogradit”.

Kearns ka kërkuar që Perëndimi të bëjë presion mbi Beogradin.

“S’mund ta pranojmë premisën që Serbia s’do ta njohë kurrë Kosovën. Kosova nuk mund t’i braktisë aspiratat për integrim të plotë perëndimor”, ka përfunduar Kearns./KOHA

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...