Një video e re e momenteve para atentatit ndaj Donald Trump herët në mëngjesin e së dielës në Pensilvani ka dalë në dritë, duke ngritur pikëpyetje të reja në lidhje me boshllëqet e sigurisë që lejuan të ndodhte incidenti.
Në video shihet se qytetarët kanë parë 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks teksa është ngjitur në çatinë nga ku ka qëlluar drejt ish-presidentit amerikan.
“Ai po ngjitet në çati, e shihni? A është shtrirë?”, “Ta shohim, është shtrirë” dëgjohen të thonë qytetarët. “Policia këtu, është dikush në çati”, bërtet dikush me uniformë.
Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara po heton se si autori i atentatit ndaj ish-Presidentit Donald Trump arriti të afrohej aq pranë saqë arriti të hapë zjarr dhe ta plagosë atë me një armë të stilit AR të shtunën në Pensilvani. Ngjarja po konsiderohet si një dështim i thellë i agjencisë.
FBI-ja identifikoi të dielën 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks si “subjektin e përfshirë” në atentatin e së shtunës ndaj ish-presidentit Trump, një nga aktet e profilit më të lartë të dhunës politike në disa dekada.