Një nga një, rivalët e mposhtur të Donald Trump për nominimin republikan të vitit 2024 dolën në skenë për të treguar mbështetjen e tyre në Konventen republikane gjatë ditës së dyte të zhvillimit të saj.
Trump buzëqeshte herë pas here teksa shikonte ish-kundërshtarët e tij Nikki Heilej dhe Ron DeSantis duke shprehur mbështetjen e tyre të plotë për kandidaturën e tij.
“Do të filloj duke e bërë një gjë krejtësisht të qartë: Donald Trump ka miratimin tim të fortë, pike. Për hir të kombit tonë, ne duhet të shkojmë me Donald Trump”, i tha Heilej turmës.
Ajo tha se Trump i kishte kërkuar asaj të fliste në konvente në emër të “unitetit”.
Fjalimi i zonjes Heilej ishte mbështetja e saj më e drejtpërdrejtë për kandidatin republikan deri më tani. Dhe kur ajo deklaroi mbështetjen e saj, Trump qëndroi dhe duartrokiti.
Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis që u rendit i treti në primaret e republikanëve mori një pritje shumë më entuziaste nga turma se Niki Heilej
Ai i kërkoi republikaneve që të mblidhen pas Trump. “Ne nuk mund ta lëmë atë poshtë, dhe ne nuk mund ta lëmë Amerikën të zhgënjejë”, tha zoti DeSantis.
Ai gjithashtu hodhi akzua për moshën e zotit Biden, një çështje që aktualisht po shqetëson Partinë Demokratike. “Ne kemi nevojë për një komandant të përgjithshëm që mund të udhëheqë 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë,” tha ai. Në pjesën tjetër të takimit diskutimet u përqëndruan te kalimet e emigrantëve në kufi, krimi dhe një angazhim gjithëpërfshirës për të mposhtur Biden.