Ajo është një foto që ka hyrë në histori.
Megjithatë, redaktorët e medieve në SHBA kanë nisur që tani të kërkojnë censurë ndaj fotos së Donald Trump pak pasi i shpëtoi atentatit.
Sipas Fox News, fotoeditori i një media të madhe në SHBA ka kërkuar që të mos përdoret kjo foto pasi është propagandë falas për Donald Trump.
Ai sugjeron që foto të mos përdoret, edhe pse në fakt është shumë e mirë, duke mos lejuar që ish-presidenti të dalë në një dritë pozitive.
“Fotoja është përdorur kaq shumë dhe kjo është një propagandë falas për Trump. Është e rrezikshme për organizatat mediatike që të vazhdojnë të shpërndajnë këtë foto, pavarësisht se sa e mirë është,” tha redaktori i fotove.
Fotoja është realizuar nga reporteri i Associated Press, Evan Vucci, fitues i çmimit Pulitzer.
Ajo është cilësuar ikonike dhe historike dhe do jetë në kopertinën e revistës TIME.
Kritiku i artit i ‘Washington Post’, Phillip Kennicott tha se fotoja mund të ndryshojë Amerikën përgjithmonë.
Kure psikoterapisti Jonathan Alter tha se ky imazh përmbledh më së miri atë që amerikanët duan nga liderët e tyre.
Vetë fotografi Vucci tha se ai e kuptoi menjëherë se po përjetonte një moment historik kur nisën krismat.
“E dija menjëherë që do ishte një nga gjërat më të rëndësishme që kam fotografuar ndonjëherë,” tha ai.