Atentati në Pensilvani/ Trump: Askush nuk më paralajmëroi...Si u ngjit dikush në atë çati dhe…

Diel, 21 July 2024 17:55
 

Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në ShBA, Donald Trump, ka deklaruar në një intervistë për Fox News se askush nuk e kishte paralajmëruar atë për një problem në prag të tubimit të tij në Pensilvani, kur një 20-vjeçar e qëlloi atë në vesh, në tentativë për ta vrarë.

“Askush nuk e përmendi, askush nuk tha se kishte një problem. Unë do të kisha pritur për të filluar, për 15 minuta ose dhe më shumë. Ata mund të kishin thënë le të presim për 15 minuta, 20 minuta, 5 minuta. Askush nuk tha gjë. Unë mendoj se ishte një gabim. Si u ngjit dikush në atë çati? Dhe pse nuk u raportua?”, është shprehur Trump.  

Washington Post raportoi se zyrtarët e lartë të Shërbimit Sekret të SHBA-së refuzuan në mënyrë të përsëritur kërkesat nga ekipi i sigurisë së Trump për më shumë fuqi punëtore dhe pajisje sigurie në tubim, para atentatit të 13 korrikut.

Por, zëdhënësi i Shërbimit Sekret, e cila ka përgjegjësinë për mbrojtjen e Trump si ish-president ka mohuar akuzat se kanë refuzuar kërkesat e ekipit të Trump për më shumë burime sigurie.

Në një e-mail për Reuters, zëdhënësi Anthony Guglielmi, tha se në disa raste kur njësi speciale të specializuara ose burime të Shërbimit Sekret nuk mund të sigurohen, agjencia bashkëpunon me palë të tjera për të garantuar sigurinë e personit të mbrojtur.

“Kjo mund të përfshijë përdorimin e partnerëve shtetërorë ose lokalë për të ofruar shërbime të specializuara ose identifikimin e alternativave për të reduktuar ekspozimin publik të personit të mbrojtur,” shtoi Guglielmi.

Ndërkohë, drejtoresha e Agjencisë Kimberly Cheatle pritet të dëshmojë në një seancë dëgjimore të Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA më 22 korrik në lidhje me incidentin ndaj ish-presidentit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...