Joe Biden u tërhoq përfundimisht nga gara presidenciale, reagon Donald Trump: Ka qenë presidenti më i keq në historinë e vendit tonë

Diel, 21 July 2024 20:42
 

Ish-presidenti Donald Trump ka reaguar menjëherë pasi Joe Biden njoftoi tërheqjen e tij nga gara presidenciale për zgjedhjet e nëntorit.

 

Në një prononcim për CNN, Trump e ka cilësuar Biden si “presidenti i vetëm më i keq deri tani në historinë e vendit tonë”.

Ndërsa ende është e paqartë se kush do të jetë kandidati demokrat përballë tij, Trump tha se mendon se zëvendëspresidentja Kamala Harris do të jetë më e lehtë për t’u mposhtur sesa Biden.

Në një letër të postuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Biden tha se ka qenë nderi më i madh i jetës së tij të shërbejë si president, ndërsa thekson se është në interesin më të mirë të partisë dhe të vendit që të tërhiqet.

“Besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit që unë të tërhiqem dhe të fokusohem vetëm në përmbushjen e detyrave të mia si President për pjesën e mbetur të mandatit tim”, ka njoftuar Biden me anë të një letre që ka postuar në llogarinë e tij X.

Biden njoftoi dorëheqjen e tij pas një fushate presioni prej disa javësh nga udhëheqësit demokratë, organizatorët dhe donatorët, të cilët gjithnjë e më shumë nuk shihnin asnjë rrugë drejt fitores.

Një performancë e kritikuar shumë në debatin përballë Trump muajin e kaluar, dhe daljet e tij publike që atëherë, vetëm sa kanë përkeqësuar shqetësimet e votuesve se presidenti 81-vjeçar ishte thjesht shumë i vjetër për të shërbyer edhe për katër vite të tjera.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...