Elon Musk zotohet: Do të shkatërroj virusin majtist që më ‘vrau’ djalin

Tuesday, 23 July 2024 13:35
 

Miliarderi Elon Musk bëri disa komente bombastike gjatë një interviste me Jordan Peterson. Ai u zotua se do të shkatërrojë virusin majtist që i ‘vrau’ djalin e tij.

Musk tha se virusi majtist e mashtroi atë, duke lejuar që një prej djemve të tij të kthehet në një vajzë transgjinore.

“Më mashtruan për të firmosur dokumentet për një prej djemve të mi, Xavierin,” tha ai.

“Kjo ndodhi përpara se të kuptoja se çfarë po ndodhte realisht, ishte edhe koronavirusi në atë kohë dhe kishte shumë konfuzion. Dhe më thanë se Xavier mund të kryente vetëvrasje,” tha Musk.

“Ishte diçka djallëzore dhe mendoj se personat që promovojnë diçka të tillë, duhet të shkojnë në burg,”shtoi Musk,

“Më mashtruan për ta bërë këtë. Nuk më shpjeguan në fakt se bllokuesit e pubertitetit janë thjesht ilaçe sterilizuese”,

“E kam humbur në fakt djalin tim. Ata e quajnë ‘emërvdekur’ për një arsye. Arsyeja pse e quajnë ‘emërvdekur’ vjen për shkak se djali juaj ka vdekur, kështu që djali im, Xavier ka vdekur, i vrarë nga virusi majtist’.

‘Emërvdekur’ është një term që përdorin transgjinorët kur dikush u referohet atyre me emrin që kanë pasur përpara se të ndryshojnë gjini.

“Jam zotuar të shkatërroj virusin majtist pas kësaj dhe po bëjmë progres,” tha Musk.

Djali i tij Xavier e ndërroi emrin ligjërisht në vitin 2022 dhe tani quhet Vivian. Në një dosje gjyqësore, ai thotë se nuk do të ketë asnjë lidhje me mbiemrin Musk.

Më herët, Elon Musk e akuzoi Vivian se është një komuniste që mendon se kushdo që është i pasur, është djalli vetë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...