Elon Musk: Jam zotuar të shkatërroj virusin majtist dhe po bëjmë progres

Tuesday, 23 July 2024 19:14
 

Miliarderi Elon Musk bëri disa komente bombastike gjatë një interviste me Jordan Peterson.

Ai u zotua se do të shkatërrojë virusin majtist që i ‘vrau’ djalin e tij. Musk tha se virusi majtist e mashtroi atë, duke lejuar që një prej djemve të tij të kthehet në një vajzë transgjinore.

“Më mashtruan për të firmosur dokumentet për një prej djemve të mi, Xavierin. Kjo ndodhi përpara se të kuptoja se çfarë po ndodhte realisht, ishte edhe koronavirusi në atë kohë dhe kishte shumë konfuzion. Dhe më thanë se Xavier mund të kryente vetëvrasje,” tha Musk.

“Ishte diçka djallëzore dhe mendoj se personat që promovojnë diçka të tillë, duhet të shkojnë në burg. Më mashtruan për ta bërë këtë. Nuk më shpjeguan në fakt se bllokuesit e pubertitetit janë thjesht ilaçe sterilizuese.

E kam humbur në fakt djalin tim. Ata e quajnë ‘emërvdekur’ për një arsye. Arsyeja pse e quajnë ‘emërvdekur’ vjen për shkak se djali juaj ka vdekur, kështu që djali im, Xavier ka vdekur, i vrarë nga virusi majtist’. 

‘Emërvdekur’ është një term që përdorin transgjinorët kur dikush u referohet atyre me emrin që kanë pasur përpara se të ndryshojnë gjini.

“Jam zotuar të shkatërroj ideologjinë majtiste pas kësaj dhe po bëjmë progres,” tha Musk.

Djali i tij Xavier e ndërroi emrin ligjërisht në vitin 2022 dhe tani quhet Vivian. Në një dosje gjyqësore, ai thotë se nuk do të ketë asnjë lidhje me mbiemrin Musk.

Më herët, Elon Musk e akuzoi Vivian se është një komuniste që mendon se kushdo që është i pasur, është djalli vetë.

Modifikuar më Tuesday, 23 July 2024 20:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...